West Hami me ofertë për Baccan

  • 31 May 2016 - 12:00
West Hami me ofertë për Baccan

Trajneri i West Hamit është në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe Carlos Bacca është lojtari më i kërkuar nga tekniku kroat. Sipas Sky, kolumbiani mund të largohet nga Milani vetëm pas një sezoni edhe pse ka treguar se është një sulmues i denjë për Rossonerët.

West Hami tashmë ka bërë ofertën e parë e cila është 20 milionë euro, por ata kanë marrë përgjigjeje negative sepse klubi italian nuk është e interesuar ta shesë atë më pak se 25 milionë euro.

Edhe 29-vjeçari është i gatshëm të largohet, por vetëm nëse i sigurohet një rrogë e mirë.

(Kosova Sot)