Publikohet çeku për "Euro 2016", ja sa pritet të përfitojë Shqipëria

  • 31 May 2016 - 12:56
Publikohet çeku për

UEFA ka publikuar shifrën që do të ndahet për 24 skuadrat finale të kampionati evropian në Francës. Shuma totale që do tëndahet shkon deri në 301 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, kombëtares fituese të Euro 2016 i takojnë 8 milionë euro, ndërsa çdo fitore do të vlerësohet me një milion euro, ndërkohë që barazimi me 500 mijë euro.

Kalimi në raundin e dytë shpërblehet me 1.5 milion euro, kualifikimi në çerekfinale me 2,5 milionë euro dhe gjysmëfinalistët do të marrin nga 4 milionë euro, raporton Albeu.

Llogari hipotetike- Nëse kalojmë grupin me 4 pikë i bie që të përfitojmë 1 milion nga fitorja, 500 mijë nga barazimi dhe 1.5 milion euro nga kualifikimi. E gjithashkon në 3 milion euro, duke mos llogaritur të ardhurat nga të drejtat televizive.

(Kosova Sot)