Granit Xhaka ndryshon numrin e fanellës te Arsenali

  • 31 May 2016 - 15:54
Granit Xhaka ndryshon numrin e fanellës te Arsenali

Arsenali ka njoftuar që Granit Xhaka do të bartë fanellën me numër 29 sezonin e ardhshëm dhe jo atë me numrin 16 siç është prezantuar më parë.

Kosovari ka ndryshuar numrin e fanellës në 29, që është e kundërta e vitit të lindjes (1992), gjë që është mjaftë e rëndësishme për mesfushorin.

“Ne më parë iu kemi njoftuar që ai do të bartë fanellën me numër 16. Tifozët që kanë porositur fanella me emrin e tij dhe numrin origjinal përmes Arsenal Direct apo dyqanve të Arsenalit automatikisht do i printohet numri i ri”, shkruan klubi në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

Pasi Aaron Ramsy ka marrë numrin 8, tani fanella me numër 16 është e lirë.

(Kosova Sot)