Nga sezoni i ardhshëm nis Liga e Kosovës për kadetë

  • 31 May 2016 - 16:04
Nga sezoni i ardhshëm nis Liga e Kosovës për kadetë

Sot më 31 maj, KE i FFK-së nën drejtimin e Agim Ademit, nënkryetar mbajti mbledhjen e vet të rregullt ku bisedoi për shumë çështje.

Ademi ka përgëzuar dy klubet Feronikelin dhe Prishtinën, të cilët do të marrin pjesë në garat evropiane, e para në Ligën e Kampionëve dhe e dyta në Europa Ligë, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe njëherë ndeshjet e barazhit ku tashmë është caktuar që më 1 qershor zhvillohet ndeshja Drenica-Dukagjini në orën 16.00 stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërsa më 2 qershor në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas zhvillohet ndeshja Drita-Flamurtari.

“Në ligën e parë ndeshjet e barazhit zhvillohen më 4 qershor në Stadiumin “Agron Rama” në Kastriot zhvillohet ndeshja Kosova e Prishtinës- Rilindja e Kosovës(Skivjan), ndërkaq më 5 qershor në të njëjtin vend zhvillohet ndeshja Vitia – Lepenci. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16.00”, thotë FFK.

Për ndeshjet e barazhit u caktuan edhe mbikëqyrësit për Superligë Agim Maloku, ndërsa për Ligën e Parë Iljaz Mjaku.

“KE mori vendim që nga kampionati i ardhshëm të nis Liga e Kosovës për kadetë, ku do të përfshihen 12 ekipe nga Superliga”, bëhet e ditur në komunikatë.

Është vendosur që të bëhet ofertë për sponsorizim të ligave dhe për të drejtat televizive për garat e Kosovës. Në fund, sekretari i përgjithshëm foli për takimet që pati në UEFA duke shtuar se FFK-në e presin punë të mëdha.

(Kosova Sot)