Taulant Xhaka “tmerrohet” nga “përbindëshi” (Video)

  • 31 May 2016 - 16:10
Taulant Xhaka “tmerrohet” nga “përbindëshi” (Video)

Përveç impenjimit në stërvitje nuk mungojnë as momentet e humorit mes lojtarëve të kombëtares në qendrën stërvitore “Bad Wasterterdorf”.

Në një video të postuar në “Facebook” nga Shkëlzen Gashi, shfaqet ky i fundit duke frikësuar me një maskë Taulant Xhakën.

Xhaka e ka marrë me sportivitet dhe të qeshura lojën, megjithëse në fillim është stepur disi duke mbetur pa fjalë nga fytyra që kishte përballë.

(Kosova Sot)