Franca, tifozët kundër Giroud

  • 31 May 2016 - 16:24
Franca, tifozët kundër Giroud

Jo gjithcka shkon si në vaj te Franca, kundërshtarja e Shqipërisë në Grupin A të finaleve të Euro 2016. “Gjelat” fituan në minutat e fundit 3-2 ndaj Kamerunit, por nuk ishte një mbrëmje e mirë për Olivier Giroud. Sulmuesi i Arsenalit u kontestua nga tifozët në Nantë, edhe pse shënoi golin e tij të pestë në 6 prezencat e fundit me fanellën e Francës. Olivier Giurod u shpreh se nuk e kupton se përse u vërshëllye nga tifozët, por duke ngulmuar se dicka e tillë nuk do të ndikojë te ai gjatë Europianit. Me Karim Benzema të përjashtuar nga Kombërtarja , Giroud mund të udhëheqë sulmin në ndeshjen hapëse të Europianit, ku Franca do të përballet me Rumaninë në 10 qershor. Por ai tani duket se ka një betejë për të fituar me fansat para ndeshjes në Stade de France me futbollistin që u shpreh pas fitores me Kamerunin.

“Po i dëgjova vërshëllimat, por nuk e di përse ndodh kjo. Ju e dini që kam patur momente të vështira në karrierën time, kështu që këto vërshëllima nuk më prekin, por ky është një turp. Kur je francez dhe luan për Francën edhe nëse gabon një rast ti pret që tifozët të të japin kurajo, pasi për këtë arsye janë aty. Gjithsesi unë shënova me goditjen time të vetme, kështu që nuk e kuptoj dicka të tillë. Gjëja e rëndësishme është që fituam dhe unë po vazhdoj të shënoj”.

Po ashtu edhe trajneri i Francës Didier Deschamps u shfaq i mërzitur për trajtimin që ju rezervua Gieroud duke i përshkruar vërshëllimat e tifozëve si të padrejta.

(Kosova Sot)