Kombëtarja rinis stërvitjen fizike dhe taktike

  • 31 May 2016 - 18:35
Kombëtarja rinis stërvitjen fizike dhe taktike

Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer sot regjimit të zakonshëm të stërvitjes.

Seanca paradites është zhvilluar në kompleksin sportiv në “Bad Waltersdorf”. Futbollistët kuqezinj nën drejtimin e stafit kanë marrë të gjithë ngarkesën e nevojshme. Fillimisht ata kanë kaluar në ushtrimet fizike të Alberto Belle, të cilat kanë zënë pjesën kryesore të fillimit të stërvitjes.

Për afro 30-40 minuta futbollistët kanë marrë ngarkesa. Pas këtyre ushtrimeve, skuadra ka kryer disa ushtrime taktike, nën drejtimin e Paolo Tramezzanit. Të gjitha këto lëvizje janë kryer, nën vëzhgimin e trajnerit De Biasi. Kjo stërvitje ka zgjatur për rreth 100 minuta. Ndërkohë ka nisur rreth orës 17:30 të pasdites edhe seanca e dytë stërvitore për ditën e sotme.

(Kosova Sot)