23 kuqezinjtë në Europian, Rashica e Gjimshiti në shtëpi

  • 31 May 2016 - 23:54
23 kuqezinjtë në Europian, Rashica e Gjimshiti në shtëpi

Perdja e Europianit u mbyll për Milot Rashicën, Berat Gjimshitin, Herolind Shalën dhe Amir Rrahmanin. Pas një pritje të gjatë, e vështirë dhe për vetë trajnerin De Biasi, italiani shpalli listën me 23 futbollistët që do të marrë me vete në Europian, ku pavarësisht impenjimit të treguar në stërvitje dhe kontributit të dhënë për fanellën kuqezi nuk do të jenë, Rrahmani, Shala, Gjimshiti dhe Rashica, me këta dy të fundit që mund të konsiderohen dhe dy surprizat më të mëdha të listës së trajnerit. Në orën 21:30, De Biasi i komunikoi personalisht skuadrës në një mbledhje të përbashkët listën me 23 emrat kuqezinj që do të luajnë në Europianin francez dhe kënaqësia pas orësh tensioni ishte aq e madhe sa dhe Kace nuk e përmbajti dot gëzimin nga ballkoni i dhomës së tij.

Gjithsesi sa i përket largimeve në shkurtimet e De Biasit në repartin mbrojtjës, Rrahmani ishte emri më i lakuar. Edhe pse është pjesë e Kombëtares prej afro dy vjetëve dhe cilësohet si një lojtar i së ardhmes, hapësirat për 22-vjeçarin kanë qenë të pakta. E ndryshme situata e Gjimshitit, që humbi balotazhin me Frederik Veselin dhe Naser Alijin. Mbrojtësi u penalizua nga zhvillimet e një sezoni anormal: Gjimshiti u largua si i panevojshëm nga zviceranët e Zurich, ndërsa pas transferimit të Atalanta në Serinë A, aktivizimi ishte me pikatore, duke luajtur vetëm 3 ndeshje në fundin e sezonit. Ai që e ka vendosur më tepër në vështirësi trajnerin De Biasi ishte padyshim Milot Rashica. Sulmuesi i Vitesses  ishte ne balotazh Burim Kukelin që ka mbrritur i dëmtuar në grumbullimin e kombëtares, por në fund drejtuesi i stolit kuqezi vendosi të mbajë në skuadër futbollistin e  Zurich, duke besuar pikërisht te eksperienca e Kukelit. Nuk kishte dilema per Herolind Shalën. Mesfushori i huazuar te Slovan Liberec nga Sparta e Pragës është prej dy vitesh pjesë e Kombëtares, megjithatë me De Biasin në stol ka luajtur vetëm tre ndeshje. 23 emrat e mbetur tashmë që do të jenë pjesë e Euro 2016, Në Francë, do të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e një kompeticioni madhor me fanellën kuqezi mbi supe, duke nisur nga Lorik Cana, që 14 vjet më parë besoi të një arritje e tillë, apo Ansi Agolli e Andi Lila që këtë mundësi e presin pothuajse prej një jetë, e deri te emrat e afruar së fundmi, që në Francë do të bëjnë realitet atë që kishin dëshiruar gjithmonë, duke përfaqësuar jo vetëm veten por dhe kombin. 3 portirë, 7 mbrojtjës, 9 mesfushorë dhe 4 sulmues janë zgjedhjet përfundimtare të De Biasit, mbi të cilët do të jenë sytë e cdo shqiptari për një muaj me radhë, duke nisur nga shkelmimi i pari i topit në Lens ndaj Zvicrës.

Lista përfundimtare me 23 lojtarë

Portierë, Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha

Mbrojtës, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederic Veseli

Mesfushorë, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli

Sulmues, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzën Gashi

(Kosova Sot)