Messi i ngazëllyer për sfidat e sezonit të ri me Barcën

  • 24 June 2016 - 15:36
Messi i ngazëllyer për sfidat e sezonit të ri me Barcën

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është shprehur tejet i ngazëllyer për sfidat qe e presin atë dhe ekipin e tij në sezonin e ri.

Pas debutimit në vitin 2004, Messi ka ndihmuar Barcelonën të fitojë 28 trofe dhe duke u bërë edhe lojtari më i mirë në histori të klubit.

“Ndihem shumë mirë fizikisht dhe mentalisht. Po kënaqem sa herë po hy në fushë për Barcelonën”.

“Unë gjithmonë kam thënë se jam i kënaqur në Barcelonë dhe deri sa klubi e njerëzit të duan, unë do të jem në gjendje që t’i ndihmoj ata dhe të përballem në sfida të reja me ta”.

“Nëse mbetem pa lëndim edhe kam fat, atëherë qëllimi është të luaj edhe për shumë vite të tjera”, u shpreh Messi.

(Kosova Sot)