Ky është lojtari i fazës së grupeve në EURO 2016 (Foto)

  • 24 June 2016 - 16:36
Ky është lojtari i fazës së grupeve në EURO 2016 (Foto)

Gareth Bale është zgjedhur futbollisti më i mirë i fazës së grupeve në EURO 2016.

Ylli i Real Madridit është zgjedhur lojtari më i mirë i fazës së grupeve në kampionatin evropian, sipas “Goal.com”

Bale është lojtari i vetëm i cili ka shënuar në tri ndeshjet e fazës së grupeve, duke ndihmuar kombëtaren e tij të kualifikohet në fazën e 1/8 të finales.

Bale shënoi nga gjuajtja e lirë ndaj Sllovakisë dhe Anglisë, kurse golin e tretë e shënoi në fitoren e thellë të Uellsit ndaj Rusisë.

Pas Bale, renditen mbrojtësi i Polonisë Michal Pazdan dhe mesfushori Dimitri Payet i Francës.

Kurse, pas tyre renditen Andres Iniesta, Darijo Srna, Leonardo Bonucci dhe kosovari Granit Xhaka. 

bale-11

(Kosova Sot)