“Euro 2016”, befasi nga Granit Xhaka

  • 24 June 2016 - 21:47
“Euro 2016”, befasi nga Granit Xhaka

Granit Xhaka i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira për Zvicrën në “Euro 2016” ku është edhe një prej futbollistëve me numrin më të madh të pasimeve të realizuara.

Granit Xhaka është përforcim perfekt për Arsenalin dhe menaxherin Arsene Wenger.

Andaj, nuk është për t’u habitur që tifozët e “Gunners” mezi presin ta shohin duke luajtur në Emirates, shkruan “Goal.com”.

Granit Xhaka i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira për Zvicrën në “Euro 2016” ku është edhe një prej futbollistëve me numrin më të madh të pasimeve të realizuara.

Ai është për pak pas mesfushorit të Gjermanisë, Toni Kroos, i cili ka bërë 319 pasime.

(Kosova Sot)