Vjen reagimi i parë i Shkëlzen Gashit: Faleminderit për pritjen... (Foto)

  • 24 June 2016 - 22:02
Vjen reagimi i parë i Shkëlzen Gashit: Faleminderit për pritjen... (Foto)

Shkëlzen Gashi ka falënderuar tifozët shqiptarë për pritjen që i bën Kombëtares në Tiranë pas kthimit nga Franca.

Për Kombëtaren Shqiptare një ditë më parë u rezervua pritje shtetërore nga shteti shqiptar, pas paraqitjes së parë në Euro 2016.

Ky falënderim i Gashit vjen pak kohë pas publikimit të një lajmi në mediet shqiptare se anëtari i Colorados së bashku me Taulant Xhakën, pas pakënaqësive me tretmanin ndaj tyre në Kombëtaren Shqiptare, kanë vendosur të largohen përfundimisht nga ekipi kombëtar.

Gashi në Facebook ka falënderuar tifozët për pritjen e bërë në Tiranë, por nëse ky falënderim mund të jetë edhe i lamtumirës, duhet pritur se çfarë do të ndodh në vazhdim.

“Faleminderit për një pritje kaq të bukur!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Image

(Kosova sot)