Malaj te Skënderbeu

  • 25 June 2016 - 08:57
Malaj te Skënderbeu

Skënderbeu vazhdon me goditjet cilësore. Pas emërimit të trajnerit Andrea Agostinelli në krye të stolit dhe përforcimeve me japonezin Fukui dhe ish-mesfushorin e Trepça '89, Argjend Mustafa, kampionët e Shqipërisë prezantuan dy blerje të reja. Bëhet fjalë për Hektor Idrizajn dhe Argjend Malajn.

Korçarët kishin arritur prej kohësh akordin me Idrizajn dhe zyrtarizimi ishte thjesht një formalitet. Mbrojtësi 27-vjeçar, që në fund të edicionit të kaluar u largua nga Flamurtari, firmosi kontratë 3-vjeçare dhe më pas pozoi me menaxherin e klubit të Skënderbeut, Gerhard Takaj. Gjashtë herë kampionët radhazi të Shqipërisë prezantuan edhe mesfushorin kosovar Argjend Malaj. 21-vjeçari cilësohet një lojtar mjaft premtues dhe Skënderbeu do të jetë klubi i dytë në futbollin shqiptar, pas edicionit të kaluar te Tirana.

Futbollisti i lindur në Vushtrri firmosi kontratë 3-vjeçare në radhët e bardhekuqve. Me këtë strategji që po zhvillon, Skënderbeu ka nisur të plotësojë ekipin pas largimit të disa titullarëve, duke nisur nga kapiteni Shkëmbi, te mbrojtësit Vangjeli e Arapi e mesfushorët Progni. Në radhët e korçarëve presin edhe rikthimet e Eskerdinjas, Orelesi dhe James, ndërsa drejtuesit e klubit kanë pohuar se goditja më e madhe e verës, do të jetë rinovimi i kontratës me golashënuesin e skuadrës, Hamdi Salihi.

(Kosova Sot)