Cana nuk ndahet nga Kombëtarja

  • 26 June 2016 - 09:26
Cana nuk ndahet nga Kombëtarja

Përkundër zhgënjimit në kampionat sidomos me atë kartonin e kuq që mori ndaj Zvicrës, Lorik Cana mbetet një idhull për tifozët shqiptarë.

S ipas medieve shqiptare, Lorik Cana, do të jetë i lidhur me Kombëtaren edhe pas pensionimit si futbollist. Kapitenin në largim të Kombëtares Shqiptare thuhet se në një të ardhme të afërt e pret një post i lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit. Madje, lakohet edhe pozita e të parit të Federatës. Cana është kontribuuesi më i madh si futbollist për Kombëtaren Shqiptare në dekadën e fundit duke qenë shpirti luftarak i skuadrës ndërsa suksesin më të madh e arriti këtë vit, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Zhgënjeu në Evropian Cana kishte një paraqitje zhgënjyese në Evropian, pasi ai qysh në ndeshjen e parë madje pas vetëm 35 minutave lojë u ndëshkua me karton të kuq në përballje me Zvicrën gjë e cila edhe bëri që loja e tij të kritikohet shumë. Prestigjiozja britanike "The Guardian" ka publikuar ndër të tjera një analizë me formacionin më të dobët, duke përfshirë edhe emri i kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana. Për vlerësimet jo pozitive ndaj paraqitjes së tij duket se ka ndikuar kartoni i kuq që ai mori në ndeshjen e parë me Zvicrën. "Shqipëria dhe Islanda ishin të pozicionuara shumë mirë dhe për të parën, nëse nuk do të kishin pasur Lorik Canën të përjashtuar me kartonin e kuq në pjesën e parë kundër Zvicrës, atëherë mund të ishin ende në turne",shkruan "The Guardian". Ndërsa performancën e Canës e vlerëson me notën (4.5). Por një vlerësim ndryshe bëhet ndaj Elseid Hysajt. Mbrojtësi renditet ndër më të mirët me notën 7. Një ditë më parë revista prestigjioze "France Football" zgjodhi një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve, që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të "Euro 2016". Bëhet fjalë për Ledian Memushajn, i cili ishte një nga futbollistët më të mirë ndaj Rumanisë. Ai dha krosimin për golin e shënuar nga Armando Sadiku.

(Kosova Sot)