Zyrtare: Embolo me klub të ri

  • 26 June 2016 - 15:32
Zyrtare: Embolo me klub të ri

Manchester United dhe Tottenham-i kanë dështuar për ta transferuar Breel Embolo-n, pasi që lojtari ka zgjedhur edhe zyrtarisht Schalke-n.

Reprezentuesi zviceran ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman, ndërsa vlera e transferimit nuk është bërë e ditur.

Ky zyrtarizim vie pas eliminimit të kombëtares së Embolo-s, Zvicrës nga Polonia në Euro 2016.

(Kosova Sot)