Gjermania dyfishon epërsinë, shënon Gomez

  • 26 June 2016 - 19:03
Gjermania dyfishon epërsinë, shënon Gomez

Kombëtarja gjermane ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen me Sllovakinë.

Ishte sulmuesi Mario Gomez që ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 43-të.

Megjithatë, merita ishte e mesfushorit Julian Draxler, i cili depërtoi rrufeshëm duke kaluar disa futbollistë.

Ky është goli i dytë i sulmuesit gjerman, pasi të parin e ka shënuar në ndeshje me Irlandën Veriore. 

(Kosova Sot)