Shpërthim në Madagaskar, 2 të vdekur e 70 të plagosur

  • 26 June 2016 - 23:27
Shpërthim në Madagaskar, 2 të vdekur e 70 të plagosur

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur, pasi një granatë shpërtheu në kryeqytetin e Madagaskarit, Antananarivo, gjatë festimeve për ditën e pavarësisë.

Shpërthimi ndodhi në stadiumin e Mahamasinas, aty ku pritej që brenda pak minutash të fillonte një koncert.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se autoritetet e kanë konsideruar këtë si një akt terrorist.

Gjendja në këtë vend vazhdon të jetë e brishtë, për shkak të përplasjeve ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Hery Rajaonarimampianina.

(Kosova Sot)