Portugalia mund të shkojë larg në Euro 2016

  • 27 June 2016 - 08:44
Portugalia mund të shkojë larg në Euro 2016

F ernando Santos i është gëzuar kualifikimit të Portugalisë në çerekfinalet e Euro 2016. Fitorja e vuajtur në kohën shtesë ndaj Kroacisë, falë një goli të Ricardo Quaresma-s, ka lënë të kënaqur trajnerin e Përfaqësueses luzitane, 61-vjeçarin, që tashmë shpreson se Portugalia mund t'i shkojë deri në fund kompeticionit, që po zhvillohet në Francë: "Është një moment i madh gëzimi për të gjithë ne. Ishte një ndeshje e vështirë midis dy skuadrave shumë të forta. Kishte shumë ekuilibër në këtë takim dhe duhet të tregoheshim gjakftohtë dhe të luftonim deri në fund. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe dhe ndoshta e kemi merituar kualifikimin. Edhe Kroacia u paraqit shumë mirë, por ne ishim më konkretë përpara portës. Besoj shumë te kjo skuadër dhe kam bindjen se do të avancojmë shumë në këtë Evropian".

Kroatët, të mërzitur Ndërkaq shumë i mërzitur u shfaq në konferencën për shtyp trajneri i Kroacisë, Ante Caçiq, i cili theksoi se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen. "Kërkuam të shënonim me çdo kusht në minutat e fundit të shtesës dhe u ndëshkuam nga një kundërsulm. Kemi luajtur mirë gjatë gjithë ndeshjes, por fati nuk ishte me ne, tashmë duhet të shohim nga e ardhmja dhe e ardhmja për ne është Kupa e Botës, 'Rusi 2018'", ka theksuar Caçiq. Zhgënjimi për atë eliminim të papritur nuk mungoi as në fjalët e Ivan Rakitiqit. Mesfushori i Barcelona-s theksoi se nga ky Evropian u eliminua skuadra që kishte luajtur futboll

(Kosova Sot)