Griezmann e kualifikoi Francën në çerekfinale

  • 27 June 2016 - 08:45
Griezmann e kualifikoi Francën në çerekfinale

Belgjika nuk e bëri hesap Hungarinë

F ranca ia ka dalë të kalojë në çerekfinale pas shumë minutash vuajtjeje ndaj Irlandës, pasi nuk po gjente golin e barazimit, për të ngulmuar më pas për të fituar ndeshjen. E gjendur në disavantazh prej minutës së dytë, pas një penalltie të akorduar nga arbitri italian, Nicola Rizzoli, dhe që u shndërrua në gol nga Robert Brady, Franca është hedhur në sulm në kërkim të golit, por pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat. Edhe në pjesën e dytë Franca ka dominuar lojën, duke gjendur rrjetën për herë të parë me anë të Antoine Griezmann-it në minutën e 51-të. Një gol i ngjashëm me atë që shënoi ndaj Shqipërisë.

Ka qenë po Griezmann ai që në minutën e 66-të ka shënuar edhe golin e kualifikimit. Tashmë Franca e pret e qetë përballjen Angli-Islandë, ku fituesi do të jetë edhe kundërshtari i radhës Sllovakinë me shifrat 3:0, përballë së cilës kombëtare regjistronte edhe humbjen më të fundit në miqësoren e luajtur gjatë fazës përgatitore më 25 maj. Ekipi i drejtuar nga Joachim Low ka dominuar totalisht lojën, duke kaluar në avantazh që në minutën 8-të me anë të Jerome Boateng. Shtatë minuta më pas Mesut Ozil ka pasur mundësinë të dyfishojë rezultatin, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari polak Szymon Marciniak, por gjuajtja e tij është pritur nga portieri Matus Kozacik. Por, ai që dyfishoi shifrat në pjesën e parë ka qenë Mario Gomez, i cili ka shfrytëzuar mjaft mirë mundësinë e dhënë në minutën e 42-të dhe nuk ka falur. Edhe në pjesën e dytë është parë një Gjermani e frikshme, duke shënuar sërish në minutën e 63-të me anë të.

Tashmë gjermanët i kanë sytë nga "Stade de France", kur sot do të luhet edhe supersfida Itali-Spanjë, për të mësuar rivalin e parë të frikshëm për të në këtë Evropian. Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se nuk ka frikë as nga Italia, dhe as nga Spanja, të cilat përballen sot nga ora 18:00. I pyetur nëse është i brengosur për takimin e ardhshëm, ai ka thënë se "Jo, jam duke fjetur mirë". "Të dyja ekipet janë në mesin e favoritëve. Italia është shumë e fortë në mbrojtje dhe e mirë në sulm, ndërsa pushoi në ndeshjen e tretë gjashtë apo shtatë lojtarë. Spanja ka lojën më të mirë sulmuese, që kemi parë në këto vitet e fundit, ato janë ekipe të ndryshme, por janë në mesin e favoritëve kryesorë", ka thënë Low. Hungarezët, "kafshatë" e lehtë për belgët Belgjika e ka mposhtur Hungarinë me rezultat 4:0 në 1/8-n e finales në Euro 2016, duke kaluar lehtë- sisht në çerekfinale. Belgët nuk lejuan befasi, duke shënuar qysh në minutën e dhjetë përmes Toby Alderweireld-it. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Kevin De Bruynes. Në pjesën e dytë, Michy Batshuayi dhe Eden Hazard realizuan edhe dy gola të tjerë për dy minuta në minutat 78 dhe 80 për të vulosur fitoren e Belgjikës. Në fund, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Yannick FerreiraCarrasco që shënoi për 4:0. Tani në çerekfinale, Belgjika do të luajë ndaj Uellsit.

(Kosova Sot)