Koke: Me "tiki-taka" mbrohet titulli

  • 27 June 2016 - 08:48
Koke: Me

S panja duhet të rikthejë stilin e lojës "tiki-taka", që aplikohet nga Barcelona. Kështu të paktën mendon mesfushori spanjoll Koke. Ylli i Atletico Madrid-it ka thënë se "Furia e Kuqe" duhet ta rikthejë stilin e saj të lojës, që i kishte mundësuar të shpallej kampion i Evropës, dhe kjo, sipas atij, është mënyra e vetme për ta mbrojtur titullin.

Këto komente ai i bëri në prag të përballjes me Italinë në fazën e parë të eliminimit direkt. " 'Tiki-taka' ka bërë gjëra të mëdha për ne dhe na ka sjellë shumë sukses. Ne mund të bëjmë një përzierje të kësaj 'furie të kuqe' me 'tikitaka', që do të ishte shumë mirë për Spanjën. Ne jemi konkurrues dhe aty ka njerëz që duan të fitojnë", është shprehur Koke. Spanja të hënën do të ballafaqohet me Italinë, me fillim nga ora 18:00. 

(Kosova Sot)