Nuk ka përleshje te Kombëtarja

  • 27 June 2016 - 08:53
Nuk ka përleshje te Kombëtarja

E rjon Bogdani i ka mohuar zërat se Taulant Xhaka ka pasur probleme me Gianni De Biasi-n. Menaxheri i Kombëtares ka njoftuar se Taulant Xhaka nuk është përjashtuar nga ekipi, por mungoi kundër Rumanisë, për shkak të problemeve me stomakun. Madje, ish-sulmuesi i Kombëtares e ka lavdëruar futbollistin e Basel-it për profesionalizmin e treguar. "S'e di të jetë pezulluar dhe të jem i sinqertë, nuk kam parë as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës.

Di të them se Xhaka është treguar superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë. Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme në stomak. Ndonjë lojtar tjetër, në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli", deklaroi Bogdani. Sa i përket kësaj çështjeje ka folur edhe vetë futbollisti shqiptar. "Nuk është e vërtetë që do të largohem nga Kombëtarja. Nuk e di se kush i trillon këto gjëra. Do të qëndroj me Shqipërinë", ka deklaruar Xhaka. Ditë më parë edhe babai i tij, Ragip Xhaka, ka mohuar se Taulanti do të largohet nga Kombëtarja shqiptare dhe do t'i bashkohet Kosovës. Gjithashtu është folur shumë se Shkëlzen Gashi gjithashtu do ta braktisë Kombëtaren kuqezi, por një gjë të tillë e ka mohuar edhe sulmuesi që aktivizohet në Colorado Rapids

(Kosova Sot)