Shqipëria “shkarkon” edhe një trajner

  • 27 June 2016 - 18:42
Shqipëria “shkarkon” edhe një trajner

Anghel Iordanescu është shkarkuar për herë të tretë prej postit të trajnerit të kombëtares rumune.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, i cili e ka falënderuar me këtë rast, Iordanescun.

“Dua që ta falënderoj për faktin se pranoi të ngarkohej me detyrën që më parë i përkiste Victor Piturca dhe për kualifikimin që arriti. Për ne ishte një hap i madh pasi për herë të fundit kishim marrë pjesë në një kompeticion të madh në ‘Francë 1998’”, ishte komenti i Burleanus.

Kujtojmë 66-vjeçari kështu mbylli sot aventurën e tretë te Rumania. Pas aventurave së viteve 1993-1998 dhe 2002-2004.

Humbja nga Shqipëria i kushtoi Rumanisë me eliminim nga Evropiani, ndërsa Iordanescut me vend të punës.

Pas disfatave të pësuara nga Kombëtarja Shqiptare, janë shkarkuar edhe disa trajnerë të kundërshtarëve të kuqezinjve në kualifikime.

(Kosova Sot)