Monika Salihu: Federata e Boksit, Qeveria dhe KOK’u ma sëmuren babën (Foto)

  • 27 June 2016 - 19:09
Monika Salihu: Federata e Boksit, Qeveria dhe KOK’u ma sëmuren babën (Foto)

Monika Salihu ka akuzuar Federatën e Boksit, Qeverinë e Kosovës dhe KOK’un për problemet shëndetësore të babai të saj Aziz Salihu

Aziz Salihu tash e sa javë është i shtrirë në QKU dhe për këët vajza e tij, Monika Salihu është duke e fajësuar Federatën e Boksit, Qeverinë e Kosovës dhe KOK’un.

Ajo thotë se këto institucione ia kanë arrite qëllimit duke e larguar ‘Zizin’ nga hivi i tij sportiv.

Më poshtë keni të plotë postimin e saj:

“Me ne fund Qeveria me Federatën e Boksit dhe Komitetin Olimpik ia arriti qëllimin babain tim Zizin boksierin e shekullit t'ia ndali hovin sportiv dhe ta dërgoj ne gjendje te rend ne spital, dhe ne këtë rast nuk treguan as interesimin dhe përgjegjësin me te vogël ndaj shërimit tij. Familjaret falënderojnë mjeket, motrat medicinale qe po e bëjnë te pamundurën ne kushte mizore ta sherojnë. Falënderojmë te gjeth njerëzit qe vin nga populli i thjesht i mjerë i cili e duron këtë pushtetberje. Semundja është për çdo der. Aferim ju qoftë e dini ju kush jeni. Zizi ska përjetua asnjë Nokaut mirëpo me ndihmën e Allahut do ngritët prap ne këmbe. Ju don dhe ju përshëndet Zizi-Muhamed Alia i shqiptarisë”, shkruan Monika, vajza e Salihut në Facebook. 

(Kosova Sot)