Italia e çeliktë, dërgon Spanjën në shtëpi (Foto)

  • 27 June 2016 - 20:08
Italia e çeliktë, dërgon Spanjën në shtëpi (Foto)

Italia ka fituar një biletë të çerekfinales së Euro 2016.

Italianët kanë triumfuar në stadiumin Stade de France kundër Spanjës me rezultat minimal prej 2:0.

“Azurrët” gjatë gjithë pjesës së parë treguan lojë më të mirë, ndërsa spanjollët herë pas here u munduan të befasonin me disa sulme, por të cilat përfundonin pa rezultat.

Por,kur pritej të përfundonte takimi, Graziano Pelle vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2:0 për Italinë.

Pas kësaj, Italia në çerekfinale të evropianit të futbollit do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë, e cila mbrëmë eliminoi Sllovakinë. 

(Kosova Sot)

gioliinist