Reagon Ajeti: Kjo është e vërteta e zëvendësimit tim ndaj Francës

  • 27 June 2016 - 21:19
Reagon Ajeti: Kjo është e vërteta e zëvendësimit tim ndaj Francës

Arlind Ajeti hedh dritë mbi një nga momentet më delikate dhe të shumëdiskutuara të europianit kuqezi, zevendësimin në ndeshjen kundër Francës.

Në një intervistë për Supersport, mbrojtësi i kombëtares shqiptare mohoi aludimet e shtypit të shkruar se 22 ­vjeçari nuk ishte i dëmtuar dhe mund ta mbyllte në fushën e lojës ndeshjen ndaj Francës.

Ajeti i ka cilësuar si shpifje lajmet e gazetave në lidhje me këtë temë, duke konfirmuar atë që De Biazi ka theksuar se zëvendësimi i Ajetit me Veselin në minutat e fundit tëtakimit të “Velodrome” ishte një vendim i detyruar për shkak tëdëmtimit të 22 ­vjeçarit.

“Më vjen keq që abuzohet në emrin tim, e vërteta është që nukisha në gjendjen fizike optimale, ndieja dhimbje në pulpë dhe trajneri e dinte këtë gjë. Në dy raste hyri mjeku në fushë për të parë se si ishte gjendja ime.

Është shumë e vështirë për një lojtar të dalë jashtë fushe në atë moment të një ndeshjeje aq të rëndësishme siç ishte ajo me Francën, por mendoj se ai ishte një zëvendësim i duhur sepse unë nuk isha në gjendjen fizike më të mirë dhe mendoj se ndërrimi në ato momente ishte vendimi i saktë që mund të merrte trajneri”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.

(Kosova Sot)