Mbështetet Hajvalia

  • 28 June 2016 - 08:59
Mbështetet Hajvalia

S kuadra e vetme, që do ta përfaqësojë futbollin tonë në Ligën e Kampionëve, është Hajvalia në konkurrencën e femrave. Kjo edhe ka bërë që ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, të takojë drejtuesit dhe futbollistet e këtij klubi, të cilët i përgëzoi për sukseset e arritura në garat vendore, duke u siguruar mbështetje edhe nga ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve, të cilat vlerësohen i sukses historik. "MKRS-ja po investon në stadiume në Kosovë, me një përqendrim në Stadiumin e Prishtinës dhe atë "Adem Jashari" në

Mitrovicë, meqë këto dy stadiume janë më afër plotësimit të standardeve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA. Ne do ta përkrahim skuadrën e Hajvalisë në garat kualifikuese, që do t'i zhvillojë sivjet", ka thënë Shala, ku, sipas drejtuesve të skuadrës kosovare, përkrahja institucionale i ndihmon skuadrës që të paraqitet sa më mirë në këto gara shumë prestigjioze. Futbolli i femrave në Kosovë viteve të fundit ka pasur bukur shumë telashe, por shpresohet se tash pas daljes në arenën ndërkombëtare edhe në këtë konkurrencë do të investohet më shumë.

(Kosova Sot)