Kosova kundër Kroacisë luan në Shkodër

  • 28 June 2016 - 09:04
Kosova kundër Kroacisë luan në Shkodër

P ërfaqësuesja e Kosovës në futboll për herë të parë në histori të saj sivjet do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror "Rusia 2018". Kundërshtari i parë i Kosovës është Finlanda, ndeshje kjo që zhvillohet më 5 shtator në Finlandë, derisa takimi i dytë është ai ndaj Kroacisë, ku Kosova do të duhej ta zhvillonte në Kosovë, por për shkak të mungesës së stadiumit që i plotëson kriteret e UEFA-s, kjo ndeshje luhet jashtë vendit tonë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar se kjo ndeshje do të luhet në Shkodër të Shqipërisë.

Pra, asaj që më së shumti i janë frikësuar adhuruesit e futbollit, por edhe vetë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, ndodhi. Qytetarëve të këtij vendi, për shkak të neglizhencës së institucioneve, u mohet e drejta të përcjellin nga afër Kosovën, duke e detyruar atë të luajë jashtë vendit të vet. Të kujtojmë se pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës, klubet tona, Feronikeli si kampion dhe Prishtina si fitues i Kupës, u refuzuan nga UEFA për të marrë pjesë në garat e Ligës së Kampionëve përkatësisht Ligës së Evropës. Përballja Kosovë - Kroaci r të këtij viti.

(Kosova Sot)