Mayweather kthehet në ring për ofertën e duhur

  • 28 June 2016 - 09:06
Mayweather kthehet në ring për ofertën e duhur

Floyd Mayweather në moshën 39- vjeçare i dha fund karrierës që zgjaste prej 19 vjetësh me një rekord prej 49 duelesh të fituara dhe asnjë të humbur dhe pasi kishte fituar në total mbi 800 milionë dollarë.

P ensioni nuk është gjithmonë diçka e bukur, madje edhe nëse ke qindra miliona dollarë për të shpenzuar. Kështu dhe Floyd Mayweather, sportisti që ka fituar më shumë në këto vitet e fundit aq sa e ka merituar edhe nofkën "Money Maker", i cili kishte deklaruar publikisht tërheqjen nga boksi, duket se ka ndryshuar mendje. E konsideron veten me fat Në një intervistë për "Los Angeles Times", Mayweather ka deklaruar: "Nëse përfitimet janë ato të duhurat, atëherë mund të kthehem në ring".

Diçka që i ka habitur të gjithë, në fakt Floyd që nga dita që vari dorezat në gozhdë, nuk ka reshtur së përsërituri, se sa bukur është teksa shpenzon malin e parave që ka fituar duke bërë një jetë prej pensionisti, duke shkuar në ndeshje të çdo lloj sporti, mbi të gjitha atyre të basketbollit. Edhe në intervistën në fjalë, në fillim nuk kishte lënë dyshime mbi një rikthim të tijin në ring duke theksuar: "Nuk e di ende se çfarë dua të bëj në të ardhmen, por sinqerisht e kam humbur dëshirën për t'u stërvitur çdo ditë në palestër. Nëse mendoj për Muhammad Ali mund ta konsideroj veten me fat, pas shumë duelesh jam ende mirë dhe me një mendje të shëndoshë. Kaloj kohën me fëmijët, kam tre aeroplanë privatë, tani për tani më duket mirë kështu". Megjithatë, pak më vonë erdhi dhe fraza e bujshme "Për çmimin e duhur, mund të kthehem në ring".

Por çfarë do të thotë diçka e tillë, Mayweather po fillon të ndiejë dëshirën për t'u rikthyer në ring? Vari dorezat në gozhdë pas fitoreve ndaj Manny Pacquiao-s dhe Andre Berto-s, Mayweather në moshën 39-vjeçare i dha fund karrierës që zgjaste prej 19 vjetësh me një rekord prej 49 duelesh të fituara dhe asnjë të humbur, dhe pasi kishte fituar në total mbi 800 milionë dollarë. Me siguri që nuk ka përse të mërzitet mes shopingut dhe luksit, Floyd është sportisti më i pasur i planetit, por me sa duket edhe pushimet nëpër botë, i rrethuar nga femra e motorë të kushtueshëm, mund të të mërziten.

(Kosova Sot)