Low: Italia nuk është makthi ynë!

  • 29 June 2016 - 08:56
Low: Italia nuk është makthi ynë!

"Për mua, në krahasim me atë të 2008, 2010 dhe 2012, kjo Itali është më e forta, por e shkuara është një kafe e ftohtë, ndërsa ne të shtunën duam të pimë një ekspreso të ngrohtë dhe duam ta shijojmë atë", ka theksuar Joachim Low .

I talia konsiderohet si "macja e zezë" për Gjermaninë, por trajneri Joachim Low nuk i trembet skuadrës së Antonio Conte-s dhe për ta ilustruar - zgjedh të kujtojë humbjen në gjysmëfinalen e katër viteve më parë. "Humbja kundër Italisë katër vite më parë i shërbeu këtij grupi. Kemi kuptuar gabimet tona dhe dhimbja për atë eliminim më ka ndihmuar që të rritem. Ishte një leksion i shkëlqyer", ka deklaruar Low. E ngre në qiell Conte-n Trajneri i kampionëve të Botës në fuqi mori edhe njëherë tjetër përgjegjësi për atë humbje dhe gabimet në fushë, që thotë se nuk do të përsëriten në përballjen e së shtunës. "Katër vite më parë bëra një gabim të madh. Ideja ime ishte që të bllokonim Andrea Pirlo-n, por nuk funksionoi, pastaj ndodhën edhe gabime individuale, si në rastin e golit të

Mario Balotelli-t, ndërsa në golin e dytë e pësuam në kundërsulm pas një gabimi nga goditja jonë e këndit. Të gjithë nuk ishim në një ditë të mirë", ka shtuar Low, i cili gjen kohë që të lëvdojë edhe trajnerin e italianëve. "Italia sot nuk është vetëm katenaço dhe kjo falë Conte-s, që e ka kuptuar se vetëm me katenaço nuk mund të fitohet një turne", është shprehur Low. Trajneri i gjermanëve thotë se nuk ekziston një "makth që mban emrin Itali për skuadrën e tij". "Për mua, në krahasim me atë të 2008, 2010 dhe 2012, kjo Itali është më e forta, por e shkuara është një kafe e ftohtë, ndërsa ne të shtunën duam të pimë një ekspreso të ngrohtë dhe duam ta shijojmë atë", ka theksuar Low

(Kosova Sot)