Ylli i United ‘kopjon’ Shaqirin, gol spektakolar me Francën në stërvitje (Video)

  • 29 June 2016 - 23:06
Ylli i United ‘kopjon’ Shaqirin, gol spektakolar me Francën në stërvitje (Video)

Anthony Martial ka realizuar një gol spektakolar në stërvitjen me Francën, para ndeshjes me Islandën në EURO 2016.

Sulmuesi i United shënoi një gol të bukur akrobatik, të ngjashëm me atë të Xherdan Shaqirit të shënuar ndaj Polonisë në 1/8 e finales.

20-vjeçari ka startuar vetëm një herë në Evropian deri tani, në ndeshjen në mes të Francës dhe Shqipërisë, ku u zëvendësua pas një paraqitje të dobët në pjesën e parë.

Shikoni golin e tij spektakolar me gërshërë më poshtë. 

(Kosova Sot)