I lumtur që iu bashkua Skënderbeut

  • 30 June 2016 - 08:54
I lumtur që iu bashkua Skënderbeut

E nis Gavazaj është njëri nga përforcimet e Skënderbeut për edicionin e ri. Futbollisti nga Kosova është shprehur shumë i lumtur me aventurën e re, derisa flet edhe për objektivat e skuadrës. "Besoj se me seriozitet, punë dhe angazhim do të arrij të jap më të mirën në fushën e lojës dhe shpresoj që të realizojnë këtë ëndërr timen dhe tifozëve, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Kampionëve", ka thënë Gavazaj, i cili ka qenë pjesë e Gent-it dhe Roselare në Belgjikë. "Pas aventurës në Belgjikë zgjodha t'i bashkohem familjes bardhëkuqe, pasi më ka bindur dhe filozofia e klubit.

Këtu punohet me të rinjtë dhe ka një strategji të qartë pune. E kam ndjekur Skënderbeun, kur Bernard Berisha ishte këtu dhe mendoj se ai ka bërë një punë mjaft të mirë. Por, unë mund të premtoj vetëm që do të jap maksimumin nga vetja ime në të mirë të klubit. Sa i përket trajnerit, të gjithë jemi të kënaqur me punën e Agostinelit. Ndërsa gjej rastin të falënderoj shokët e ekipit për mikpritjen që më kanë ofruar prej mbërritjes sime këtu", u shpreh ai.

(Kosova Sot)