Anglia kërkon trajner, Wenger kandidat për vitin 2017

  • 30 June 2016 - 09:11
Anglia kërkon trajner, Wenger kandidat për vitin 2017

P as eliminimit befasues nga Evropiani i Francës, Federata Angleze e Futbollit ka filluar të mendojë për të ardhmen. Roy Hodgson dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Islandën, duke detyruar drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit anglez që të kërkojnë pasuesin e tij. Orët e fundit drejtuesit e Federatës Angleze janë takuar për të vlerë- suar kandidatin më të mirë që mund të marrë përsipër të drejtojë skuadrën e "Tre Luanëve" dhe identikiti i përcaktuar prej tyre përkon me figurën e Arsene Wenge-itr.

Trajneri francez i Arsenal-it ka një kontratë me klubin londinez deri në vitin 2017 dhe te Anglia janë gati që të presin përfundimin e saj për t'i dhënë atij çelësat e kombëtares. Claudio Ranieri, Steve Bruce, Eddie Howe, Sam Allardyce, janë disa prej trajnerëve të tjerë që janë marrë në konsideratë nga drejtuesit e Federatës Angleze, por asnjë nuk ka të njëjtën eksperiencë dhe njohuri të Ligës Premiere si Wenger. Ndërkaq, në shtator nisin ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018 dhe Anglisë i duhet me çdo kusht një trajner. Për këtë arsye në Federatë po mendojnë që të vendosin një trajner të komanduar ku favoriti në këtë pikë është Gareth Southgate.

(Kosova Sot)