Federata finlandeze ndan rreth 400 bileta për tifozët kosovarë

  • 30 June 2016 - 21:51
Federata finlandeze ndan rreth 400 bileta për tifozët kosovarë

Federata e Futbollit e Finlandës ka vënë në shitje biletat për tifozët kosovar për ndeshjen Finlanda-Kosova, që zhvillohet më 5 shtator në qytetin Turku, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”

Biletat për adhuruesit e Kosovës kushtojnë 30 euro që janë në sektorin J në stadiumin “Veritas”.

Biletat janë në numër të limituar rreth 400 ulëse (bileta). Po ashtu ka bileta edhe në sektorin e kategorisë së parë që kushtojnë 50 euro.

Gjithsesi numri i tifozëve kosovarë në këtë ndeshje do të jetë më i madh se sa numri i biletave që është vënë në dispozicion, pasi tashmë shumë bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në Finlandë i kanë siguruar biletat në sektore tjera të stadiumit.

(Kosova Sot)