Nolito zyrtarizohet në Manchester City (Foto)

  • 01 July 2016 - 10:44
Nolito zyrtarizohet në Manchester City (Foto)

Sulmuesi spanjoll, Nolito është lojtari i dytë që është kontraktuar nga ekipi anglez, Manchester City, klub ky që tash është nën menaxhimin e Pe Guardiolas.

City e ka njoftuar marrëveshjen katër vjeçare të premtën, duke e marrë Noliton nga ekipi spanjoll, Celta Vigo.

Nolito ka luajtur për Barcelonën nga viti 2008 deri më 2011, kohë kur menaxher i ekipit katalan ishte Guardiola.

Ai ka qenë i angazhuar në të katër ndeshjet e Spanjës në Kampionatin Evropian që po mbahet në Francë.

Nolito ka deklaruar se ai mendon që “Pep Guardiola është një nga menaxherët më të mirë në botë. Ai e njeh mirë lojën dhe se do të më ndihmojë që të përparojë si lojtar”.

Nolito has signed for Manchester City

(Kosova Sot)