Basha mbetet në Serie B

  • 01 July 2016 - 11:47
Basha mbetet në Serie B

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Migjen Basha, pritet të bëhet sërish me skuadër të re. Futbollisti kosovar i Kombëtares shqiptare, që së fundi luajti me Comon në Serie B, ka gjasa të ndërrojë skuadër, por jo edhe ligën, kjo pasi disa skuadra italiane janë shumë të interesuara për shërbimet e lojtarit therandas, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Vicenza është duke kërkuar shërbimet e Bashës dhe ky interesim është rritur shumë pas paraqitjes së tij në ndeshjen kundër Rumanisë, ku ai shfaqi performancë të mirë.

Lojtari, sipas medieve italiane, ka gjasa të transferohet te Vicenza, pasi tek Como ishte i huazuar nga Lugano e Zvicrës, ku pati momente jo shumë të mira, për shkak të minutazhës së limituar që kishte.

(Kosova Sot)