Del Bosque i thotë lamtumirë Spanjës

  • 01 July 2016 - 12:35
Del Bosque i thotë lamtumirë Spanjës

Trajneri spanjoll Vinsente Del Bosque i ka thënë “lamtumirë” dje në mbrëmje kombëtares “La Roja”.

Vnedimi i tij vjen pas eliminimit nga Italia në finalen e 1/8-ave me shifrat 2-0.

"Unë nuk kam asnjë interes që të qëndroj si përzgjedhës, ndaj ju duhet që të rrini të qetë. Pas ndeshjeve në ‘Euro 2016’, unë nuk kam asnjë dyshim për të ardhmen time”, deklaroi Del Bosque për radion RNE.

Del Bosque ka shkruar historinë me Spanjën, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Evropianin e vitit 2012.

(Kosova Sot)