Berishën e duan në Angli, vendos Bielsa

  • 01 July 2016 - 14:51
Berishën e duan në Angli, vendos Bielsa

E ardhmja e Etrit Berishës vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Dëshira portierit të kombëtares shqiptare është të qëndrojë te Lazio por me një kusht dhe ai është që 27-vjeçari nga Prishtina në sezonin e ri të jetë portieri titullar i skuadrës bardhekaltër. Presidenti Claudio Lotito pak kohë më parë ia ka premtuar dicka të tillë Berishës, por e ka bërë këtë gjë me idenë se Federico Marcheti, portieri i parë i Lazios do të largohet nga kryeqyteti italian, gjatë kësaj merkatoje. Megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete për një lamtumirë të mundshme të Marchettit dhe në këtë kontekst gjasat më të mëdha për tu larguar i ka Berisha.

Lalaziosiamonoi.it faqja e specializuar që qëndron shumë pranë klubit bardhekaltër raporton se për të ardhmen e gardianit shqiptar do të vendosë trajneri i ri Marcelo Bielsa por ndërkohë bën gjithashtu me dije, për interesimin e disa klubeve angleze për Berishën. Te Lazio në këtë merkato është afruar një tjetër portier Ivan Vargic dhe nëse qëndron edhe Marchetti atëherë për kuqeziun nuk do të ketë më vend te skuadra italiane. Nga Anglia skuadrat që e pelqejnë sëtëpermi 27-vjecarin janë Evertoni dhe Aston Villa, pa harruar këtu Watfordin por edhe turqit e Beshiktashit. Mbetet për tu zbuluar se cila do të jetë e ardhmja e Etrit Berishës, teksa fjalën e fundit do ta thotë trajneri i ri i Lazios Marcelo Bielsa.

(Kosova Sot)