Edhe Sejdiu largohet nga Drita

  • 02 July 2016 - 09:28
Edhe Sejdiu largohet nga Drita

Pas largimit të kapitenit Erdin Hashanit dhe sulmuesit Alban Shillova, dje lamtumirën skuadrës së Dritës ia ka dhënë edhe mesfushori tjetër prishtinas, Qëndrim Sejdiu. Ai ditë më parë për gazetën tonë konfirmoi se ende nuk ka zhvilluar biseda me skuadrën gjilanase, por dje përfundimisht i ka dhënë fund aventurës së tij, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Për Sejdiun interesim kanë shfaqur disa skuadra, derisa më konkrete kanë qenë Gjilani dhe Hajvalia, të cilat e kanë kontaktuar lojtarin.

“Me Dritën e kam përfunduar marrëveshjen dhe tash po i shqyrtoj mundësitë e tjera. Kam disa oferta, por ende asgjë konkrete nuk ka, pasi jam duke i shqyrtuar ato dhe së shpejti do të vendos se ku do të jenë gjatë edicionit të ri”, ka thënë ish-futbollisti i Prishtinës, Qëndrim Sejdiu.

(Kosova Sot)