Real Madrid e kërkon futbollistin që shkëlqeu në “Euro 2016”

  • 22 July 2016 - 19:42
Real Madrid e kërkon futbollistin që shkëlqeu në “Euro 2016”

Real Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin francez, Moussa Sissoko, pas dështimit për ta transferuar Andre Gomesin që iu bashkua Barcelonës.

Futbollisti i Newcastle United shkëlqeu në “Euro 2016” me “Gjelat”, duke e shfrytëzuar suspendimin e N’Golo Kantes, për ta fituar besimin e përzgjedhësit Didier Deschamps.

Sipas ‘Fichajes.net’, Zinedine Zidane e pëlqen shumë francezin dhe mendon se ai do të përshtatej shumë mirë te ‘Los Blancos’. Përveç kësaj, Sissoko do të pranonte rotacionet me shumë dëshirë, pasi nuk e ka të garantuar vendin e startuesit.

(Kosova Sot)