UEFA publikon emrat e tre kandidatëve për president

  • 23 July 2016 - 10:23
UEFA publikon emrat e tre kandidatëve për president

UEFA ka publikuar emrat e kandidatëve potencial prej 3 personave që do të kandidojnë për ulësen e presidentit të kësaj organizate.

Kandidatët për president të UEFA-s janë holandezi, Michael Van Praag, spanjolli që deri tash ishte kreu i federatës spanjolle të futbollit, Angel Maria Villar si dhe slloveni Alexander Ceferin.

UEFA në një shkrim zyrtar tha se 3 kandidatët evropian ishin të vetmit që të premten në mbrëmje vendosën kadidaturën e tyre pasi ishte edhe dita e fundit për aplikim.

UEFA po kërkon për një zëvendësues të francezit Michel Platini pasi ky bashkë me tashmë ish presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter janë suspenduar nga komiteti për shkak të korrupsionit. 

(Kosova Sot)