Shiten 100 mijë bileta për katër orë e gjysmë

  • 23 July 2016 - 11:37
Shiten 100 mijë bileta për katër orë e gjysmë

Më shumë se 100 mijë bileta për Lojërat Olimpike “Rio 2016” janë shitur për katër orë e gjysmë, ka bërë të ditur Komiteti Organizativ i Olimpiadës.

 Këto bileta janë veçanërisht për ceremoninë e hapjes e te mbylljes (5 dhe 21 gusht), shkruan sot gaztea Kosova Sot.

Sportet më të kërkuara janë futbolli, volejbolli i plazhit, basketbolli, tenisi dhe atletika.

“Jemi shumë të kënaqur lidhur me ecurinë e deritanishme”, ka deklaruar drejtori i biletarisë së “Rio 2016”, Donovan Ferreti. Sipas tij, më shumë se 90% e biletave të shitura për katër orë e gjysmë janë blerë nga brazilianët.

Më 14 korrik, 28% e biletave ishin ende në shitje, sipas organizatorëve të “Rio 2016”.

(Kosova Sot)