Pogba është ende një lojtar i Juves

  • 23 July 2016 - 11:40
Pogba është ende një lojtar i Juves

 “Pogba është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën. Për momentin, ai është ende një futbollist i Juventus-it, por në ditët në vazhdim nuk e di se ç’do të ndodhë. Gjithsesi  kam besimin se ai do të vazhdojë të qëndrojë në Torino”, është shprehur Massimiliano Allegri

Paul Pogba është ende një lojtar i Juventus-it. Gjatë një konference për shtyp në Australi, aty ku “Zonja e Vjetër” po zhvillon fazën përgatitore, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e Pogba-s, shkruan sot gazeta Koosva Sot.

I kënaqur me transferimet e deritanishme

 

Strategu 48-vjeçar ka deklaruar se momentalisht francezi është një lojtar i Juves: “Pogba është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën. Për momentin, ai është ende një futbollist i Juventus-it, por në ditët në vazhdim nuk e di se ç’do të ndodhë. Gjithsesi  kam besimin se ai do të vazhdojë të qëndrojë në Torino”. Më pas trajneri toskan ka folur edhe për afatin kalimtar që po zhvillon “Zonja e Vjetër”. Allegri është shprehur i kënaqur me transferimet e deritanishme dhe është i sigurt se në fund të afatit kalimtar ai do të ketë në dispozicion një skuadër edhe më të fortë: “Jam shumë i kënaqur nga afati kalimtar që po zhvillojnë drejtuesit e klubit. Ata kanë arritur të transferojnë futbollistë të cilët kanë aftësi shumë të mira teknike, siç janë Pjaniq, Dani Alves, Benatia dhe Pjaca. Edicioni i ri i Seria A do të na gjejë  edhe më të fortë se vitin e kaluar”.  

(Kosova Sot)