Rosberg te Mercedes-i deri më 2018

  • 23 July 2016 - 12:11
Rosberg te Mercedes-i deri më 2018

Nico Rosberg i ka dhënë fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij duke firmosur një kontrate të re me  Mercedes-in që e mban ngasësin gjerman me këtë skuadër deri në vitin 2018.

Lajmi do të thotë se Rosberg e Lewis Hamilton do të vazhdojnë të jenë shokë skuadre për të paktën edhe dy edicione të tjera. Kontrata 3-vjeçare të cilën Hamilton e firmosi vitin e kaluar e mban britanikun tek Mercedes deri në fund të 2018-s, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Mercedes publikoi një video në rrjete sociale ku shihet Rosberg dhe shefi i skuadrës, Toto Wolff, duke firmosur kontratën e re pas disa muajsh negociata. Pavarësisht kërcënimeve në fund të edicionit të kaluar të Wolff se njëri prej ngasësve mund të largohej në rast se nuk ka harmoni në skuadër, Mercedes ka vendosur që të mbajë të dy ngasësit dhe të caktojë objektiva të rinj për edicionet në vazhdim.

(Kosova Sot)