“Syri i fajkoit” edhe në shtegun e Formula 1

  • 23 July 2016 - 12:31
“Syri i fajkoit” edhe në shtegun e Formula 1

Teknologjia “Syri i fajkoit” do të përdoret edhe në Formula 1. Drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) kanë vendosur të aplikojnë këtë lloj të veçantë të teknologjisë në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Bëhet fjalë për instalimin e disa sensorëve elektronikë, që do të ndihmojë ngasësit që të respektojnë limitet e shtegut dhe të mos përfitojnë nga një dalje e mundshme prej saj, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

FIA e ndërmori këtë masë duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në garat e Austrisë dhe Britanisë ku pati ngasës që dolën nga shtegu, madje në Red Bull Ring, 4 ngasës panë që t'u dëmtohej makina e tyre, ndërkohë që në Silverstone pati edhe anulime të kohëve të garuesve.

Mësohet se këta sensorë janë instaluar nën tokë në kthesat 4 dhe 11 gjë që konfirmohet edhe nga Charlie Whiting. “I instaluam sensorët në një distancë 1.6 m nga limiti i shtegut dhe prej tyre do të marrim sinjalizime kur një makinë del me të katërt gomat jashtë saj”, ka deklaruar Whiting, drejtor i garave në FIA. 

(Kosova Sot)