Higuain kryen vizitat mjekësore te Juve (Foto)

  • 23 July 2016 - 14:50
Higuain kryen vizitat mjekësore te Juve (Foto)

Juventusi nuk di ta ndalet në këtë merkato, duke qenë ekipi më aktiv në Europë.Bardhezinjtë janë shumë afër firmës me Gonalzo Higuain. 

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi argjentinas ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me bardhezinjtë në një klinikë të Madridit dhe tashmë pret të bëhet zyrtarisht pjesë e kampionëve të Italisë.

Marrëveshja mes lojtarit dheklubit torinez për një kontratë 4-vjecare me një pagë prej 7,5 milionë Eurosh në sezon është arritur prej disa ditësh, ndërsa tashmë Juventusit i mbetet të bindë presidentit e Napolit Aurelio De Laurentis të lejojë largimin elojtarit.

Për t'ia arritur qëllimit, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të El Pipitas që kap shifrën e 94,7 milionë eurove.

(Kosova Sot)