Ronaldo: Sezoni më i mirë në jetën time

  • 23 July 2016 - 14:54
Ronaldo: Sezoni më i mirë në jetën time

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka vlerësuar si më të mirin në jetë sezonin e sapo përfunduar

Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon fantastik. Ai fiti Ligën e Kampionëve me Real Madridin, derisa me Portugalinë triumfoi në Euro 2016.

Edhe pse në të kaluarën ka fituar trofe të rëndësishëm, ylli i Real Madridit e ka vlerësuar si më të mirin në jetë sezonin e sapo përfunduar

 “Ky sezon ka qenë më i miri në jetën time. Kam fituar titujt më të rëndësishëm me ekipin dhe Kombëtaren, për këtë arsye është i veçantë”, ka deklaruar Ronaldo.

(Kosova sot)