Mourinho: Ja si e binda Ibrën të vijë te United

  • 23 July 2016 - 14:53
Mourinho: Ja si e binda Ibrën të vijë te United

Nëse dëgjon një konferencë për shtyp të Jose Mourinhos, e sigurt është që asnjëherë nuk do të zhgënjehesh. Duke folur nga grumbullimi në Kinë, strategu portugez Jose Mourinho ka zbuluar detaje interesante se si e ka bindur Ibrën që të transferohet te Manchester United.

"T'ju them të drejtën Zlatan është shumë i pasur. Ka bërë para gjatë karrierës së tij duke fituar shumë trofe. Nëse nuk do t'i kisha telefonuar me siguri që do të shkonte në Kinë, Amerikë, ose do të qëndronte edhe për një sezon në Ligue1. Ka pranuar këtë sfidë të re dhe pres shumë nga ai. Kur i thash se ai dëshironte që të fitonte në Angli, ai mu përgjigj: Ok, dua të vij që të fitoj edhe unë një titull. Jam shumë i motivuar", është shprehur Mourinho për bisedën me Ibrën.

(Kosova Sot)