Ja çfarë ka refuzuar Interi për Icardin

  • 23 July 2016 - 17:48
Ja çfarë ka refuzuar Interi për Icardin

Napoli ka ofruar 20 milionë euro plus Manolo Gabbiadinin për ta transferuar Mauro Icardin, por Interi i ka thënë ‘jo’ kësaj ofertë – bën të ditur TMW.

Sipas Tuttomercatoweb, oferta ka shkuar në drejtim të Nerazzurrëve pasi është mësuar se Gonzalo Higuain do të shkojë drejt Juventusit.

Dhe për ta zëvendësuar Higuainin, Napoli duhet të reagojë shpejt dhe si zgjedhje më e mirë konsiderohet bashkëkombësi i tij.

Roberto Mancini e dëshiron Gabbiadinin në Meazza, ashtu që Napoli është përpjekur ta shfrytëzojë këtë.

Megjithatë, ziklatrit duket se nuk janë të interesuar ta shesin ose presin ofertë më të lartë.

(Kosova Sot)