Juve e prezanton Higuainin të enjten?

  • 23 July 2016 - 17:59
Juve e prezanton Higuainin të enjten?

Sipas njoftimeve më të fundit nga mediat italiane, Gonzalo Higuain do të bashkohet me bashkëlojtarët e rinj te Juventusi ditën e enjte (28 korrik).

Burime të shumta thonë se Zonja e Vjetër e ka aktivizuar klauzolën prej 94.7 milionë eurosh për argjentinasin, të cilin do ta blejë nga Napoli.

Madje bëhet e ditur se ai tashmë iu është nënshtruar testeve mjekësore në qytetin e Madridit dhe gjithçka është punë e kryer.

Është pritur që Pipita të ishte në Napoli të hënën për fillimin e stërvitjeve, por Sportitalia thotë se ai do të shkojë në Torino të mërkurën me skuadrën e tij të re.

Gjasat janë të mëdha që Higuain të debutojë për Juven në ndeshjen kundër West Hamit në Londër më 7 gusht. 

(Kosova Sot)