Payet drejt largimit nga West Ham

  • 24 July 2016 - 00:09
Payet drejt largimit nga West Ham

Dimitry Payet mund të largohet nga West Ham.

Francezi që ka shkëlqyer edicionin e shkuar të Premierligës dhe gjatë Euro 2016 pati thënë ditë më parë se nuk e mendon veten larg Çekanëve.

Por menaxheri i tij Jacques-Olivier Auguste tani ka mohuar gjithcka, duke theksuar se Payet kurrë nuk ka thënë dicka të tillë.

“Nuk e di prej nga vijnë këto deklarata, por ai nuk i ka thënë asnjëherë”.

“Situata e tij në West Ham është e thjeshtë. Nëse një klub dëshiron ta transferojë Payetin, duhet ta kontaktojë klubin, pastaj do të shohim. Ai ndihet mirë në klub, por nuk ka thënë se do të mbetet 100 për qind. Nëse nesër duhet të largohet pas një deklarate të tillë, do të shpërthente kaosi në rrugë”.

(Kosova Sot)